Befason Zinedin Zidan, largohet nga drejtimi i Real Madridit. Tekniku francez doli sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin më të titulluar në Spanjë. “Është moment i veçantë, por ekipi ka nevojë për ndryshime që të vijojë të fitojë”, – tha Zidan, i cili theksoi se do të vazhojë të jetë pranë klubit. Trajneri Francez largohet pas sy sezoneve e gjysmë në krye të “Los Blancos”, me të cilët fitoi 3 Champions League rradhazi, një titull në La Liga një Superkupë të Spanjës, një Superkupë të Europës dhe 2 Botërorë Klubesh.