Aktualitet

Zjarr dhe kapsolla në protestën e opozitës para Kuvendit

Protestuesit e mbledhur para parlamentit hodhën shashka dhe mjete piroteknike në drejtim të parlamentit ndërsa dogjën edhe një gomë në hyrje të godinës. Po ashtu ata u përpoqën të pengonin ministrin Blendi Klosi dhe Deputetin Paulin Sterkaj për tu futur në Parlament por policia ndërhyri menjëherë. Forca të shumta policie dhe pjesëtarë të gardës së republikës janë në gatishmëri të plotë për të siguruar mbarëvajtjen e séances plenare ku po diskutohet për miratimin e strukturës dhe buxhetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor e atij të Prokurorisë.