Sipas zyrtarëve italianë të zjarrfikësve, të paktën 17 makina Tesla u shkatërruan pas një zjarri që shpërtheu në një salon në periferi të Romës. Shërbimi zjarrfikës i Romës tha se po hetonte të gjitha rrugët duke parë se si filloi zjarri, por nuk përjashtoi zjarrvënien. Policia lokale tha se oficerët intervistuan pronarët dhe po shikojnë pamjet e vëzhgimit. Dihet se zjarri vjen pas një sërë raportesh në të gjithë Italinë në javët e fundit për vandalizimin dhe prishjen e automjeteve të Teslas, në shenjë prostate kundër Elon Musk dhe Donald Trump.
Një tjetër dyqan u dogj në veri të Romës një javë më parë, duke shkatërruar 30 makina, përfshirë Tesla të përdorura. Fillimisht u raportua të jetë shkaktuar nga një defekt elektrik, por hetimet janë duke u zhvilluar. Gjithashtu në Romë, disa Tesla në lagjen Garbatella, ku u rrit kryeministrja italiane Giorgia Meloni, u vandalizuan, sipas policisë. Përfaqësitë e Teslas në Milano janë gjithashtu në shënjestër të grupeve mjedisore javët e fundit.
Raportet e vandalizmit janë shfaqur gjithashtu në Francë dhe pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Paqësorin Veriperëndimor dhe Verilindjen. Protestat paqësore janë zhvilluar në shumë vende në SHBA, ku demonstruesit brohoritën “Elon Musk duhet të shkojë” në përgjigje të shkurtimit të vendeve të punës federale nga Departamenti i Efikasitetit të Musk.
Ndërkaq, teknologjia e re e BYD i jep makinave elektrike 400 kilometra autonomi me vetëm pesë minuta karikim. Shumica e njerëzve e lidhin karikimin e shpejtë me Tesla-n dhe rrjetin e saj global të Supercharger-ave, por tani kompania amerikane është tejkaluar për sa i përket shpejtësisë së karikimit. Prodhuesi kinez i automobilave, BYD, ka zhvilluar një teknologji të re, e cila, sipas analizës së Finbold, ofron katër herë më shumë energji për minutë sesa Supercharger-i i Tesla-s. Teknologjia e quajtur megawatt flash charging nga BYD u jep automjeteve elektrike 80 kilometra autonomi për çdo minutë që janë të lidhura me karikuesin.