Auto & Moto

BYD tejkalon Tesla-n, vjen me një karikues katër herë më të shpejtë se Supercharger!

Teknologjia e re e BYD i jep makinave elektrike 400 kilometra autonomi me vetëm pesë minuta karikim. Shumica e njerëzve e lidhin karikimin e shpejtë me Tesla-n dhe rrjetin e saj global të Supercharger-ave, por tani kompania amerikane është tejkaluar për sa i përket shpejtësisë së karikimit. Prodhuesi kinez i automobilave, BYD, ka zhvilluar një teknologji të re, e cila, sipas analizës së Finbold, ofron katër herë më shumë energji për minutë sesa Supercharger-i i Tesla-s. Teknologjia e quajtur megawatt flash charging nga BYD u jep automjeteve elektrike 80 kilometra autonomi për çdo minutë që janë të lidhura me karikuesin.

Për krahasim, Tesla ofron vetëm 18 kilometra autonomi për minutë në kushte optimale, sipas analizës. Tesla e ka bërë të qartë se është duke mbajtur një qëndrim të vendosur kundër vandalizmit në objektet e saj në të gjithë SHBA-në dhe është duke nxjerrë një strategji të re; aktivizimin e modalitetit Sentry në të gjitha makinat e saj. Ky veprim vjen pasi incidentet e sulmeve të synuara ndaj automjeteve Tesla janë përshkallëzuar, si në SHBA ashtu edhe në tjera shtete.

Një investitor dhe mbështetës i njohur i Teslas sugjeroi që kompania duhet të rrisë sigurinë duke punësuar roje në të gjitha ekspozitat dhe qendrat e saj të shërbimit në të gjithë SHBA-në dhe Kanadanëtë paktën derisa gjërat të qetësohen. Elon Musk u përgjigj shpejt, duke njoftuar se Tesla kishte rritur sigurinë dhe kishte aktivizuar Sentry Mode në të gjitha automjetet në vendndodhjet e saj. Ky sistem përdor kamerat e jashtme që gjenden në të gjitha modelet Tesla për të regjistruar vazhdimisht atë që po ndodh rreth automjetit. Është vërtetuar jashtëzakonisht e dobishme për pronarët ndër vite, duke kapur vandalët dhe hajdutët në pamje të qartë.

Që kur drejtori Musk, u bë pjesë e administratës amerikane dhe mori drejtimin e DOGE-s, ai është bërë më kontrovers se kurrë më parë. Pasojat përfshijnë rënie në shitjen e makinave të reja, rënie të vlerës së aksioneve, por edhe rënie drastike të vlerës së automjeteve të përdorura. Një nga arsyet kryesore të këtij trendi është edhe politika e çmimeve të Tesla-s, pasi kompania shpesh shet automjete të reja me zbritje të mëdha, duke ulur kështu edhe vlerën e atyre të përdorura.