Zjarr në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës, në katin përdhe të një pallati me katër kate. Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit mori njoftim nga një qytetar për flakët që konkretisht përfshinë kabinën elektrike të objektit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u nis grupi i ndërhyrjes me tre efektivë. Falë reagimit të shpejtë, zjarri u neutralizua në kohë pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz.
Situata tashmë është nën kontroll dhe u sigurua plotësisht zona përreth.