Aktualitet

Zjarr te Neurologjia, QSUT: U konstatua prani tymi, pa rrezik!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, QSUT në kryeqytet reagoi lidhur me rënien e zjarrit mbrëmjen e djeshme në godinën e Neurologjisë.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45 minuta, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë u konstatua prani tymi, por siç njoftohet zyrtarisht, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Ekipi mjekësor dhe ata  teknikë ndërhynë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit.

Aktualisht, në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.