Celebrities Gossip Showbiz

Zjarret në Kaliforni, djali i Paris Hilton dëshiron të bëhet zjarrfikës!

Zjarret që përfshinë Kaliforninë dhe dogjën mijëra shtëpi, përfshirë atë të Paris Hilton, e ndihmuan djalin e saj të vogël të vendoste herët për orientimin e tij profesional. Në një intervistë, 43-vjeçarja ka treguar se djali i saj 2-vjeçar dëshiron të bëhet zjarrfikës në të ardhmen. “Familjet, fëmijët, kafshët. Është thjesht zemërthyese të shohësh se çfarë ndodhi në Kaliforni”-tha Paris. Komentet e reja të Hilton vijnë pasi ylli zbuloi se çfarë ka mbetur nga shtëpia e saj në Malibu, e cila është shkatërruar plotësisht.

Unë qëndroj këtu në atë që dikur ishte shtëpia jonë dhe dhimbja e zemrës është vërtet e papërshkrueshme. Kur e pashë për herë të parë lajmin, u trondita, nuk munda ta përpunoja. Por tani, duke qëndruar këtu dhe duke e parë me sytë e mi, ndjej se zemra ime është thyer në një milion copë.

Ndërkaq, Paris Hilton ka qenë e ftuar së fundmi në podcastin e Zach Sang Show, derisa zbuloi se nuk iu nënshtrua asnjë procedure kozmetike për të ruajtur pamjen e saj rinore. Hilton u shpreh:

Ndihem vërtet krenare që jam e gjitha natyrale. Nuk kam bërë kurrë asnjë botox, injeksione dhe asnjë operacion.

Ajo thotë se këshillat për kujdesin e lëkurës i kishte marrë nga nëna e saj Kathy Hilton.

Mamaja ime më tha kur isha 8 vjeç: ‘Paris, qëndro larg diellit’. Pastaj ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa. Pra, me kuptimin e plotë të fjalës, jam kujdesur për lëkurën që nga mosha 8-vjeçare.