Auto & Moto Tech

Zviceranët dhe suedezët ndërtojnë motorin elektrik më efikas në botë!

Motori i ri elektrik i gjigantit teknologjik suedezo-zviceran ABB ka thyer rekordin për efikasitet. Motorët elektrikë, në shumicën e rasteve, arrijnë efikasitet mes 95 dhe 98%. Tani ABB ka arritur të tejkalojë rezultatin e vet të mëparshëm të vendosur në vitin 2017. Atëherë kompania kishte zhvilluar një motor me efikasitet prej 99,05%. Tani ABB ka prezantuar motorin më të ri elektrik, me efikasitet prej 99,13%.

Efikasiteti i një motori llogaritet në bazë të sasisë së fuqisë mekanike, pra energjisë së përdorshme që prodhohet. Sa më e madhe të jetë fuqia, aq më pak energji humbet, gjë që rezulton në efikasitet të lartë. Motori i ri i ABB-së është prodhuar në Västerås të Suedisë dhe do të përdoret si njësi për ndarjen e ajrit në një makineri të një fabrike çeliku në Indi. Rekordmeni i ri i ABB-së peshon 95 ton dhe ka mbi 76.410 kuaj/fuqi, me shpejtësi nominale të vendosur në 1000 rrotullime në minutë.

Edhe pse rekordi i mëparshëm është tejkaluar vetëm me 0,08%, kjo nënkupton efikasitet ndjeshëm më të lartë, pra kursime në energji dhe para. ABB thotë se përmirësimi i efikasitetit do të kursejë rreth pesë milionë euro. Motori prodhohet në uzinën e ABB-së në Västerås (Suedi) dhe do të ketë jetëgjatësi të garantuar mbi 25 vjet.

Rikujtojmë se Mercedes ka zhvilluar të ashtuquajturin bojën solare, e cila mund të rrisë ndjeshëm autonominë e automjeteve elektrike. Një nga pengesat kryesore të makinave elektrike është ende autonomia, ose koha që shoferi duhet të kalojë në karikues. Është e vërtetë që teknologjia po përparon, por përdoruesit po bëhen edhe më kërkues që do të thotë se sot, për shumë njerëz, edhe dhjetë minuta shtesë karikimi janë një luks që nuk mund ta përballojnë. Kjo është arsyeja pse në vitet e mëparshme, Mercedes nisi zhvillimin e të ashtuquajturës bojë solare, e cila mund të rriste ndjeshëm gamën e automjeteve elektrike.