Sport

Zvicra shkon me 4 shqiptarë në Botëror

Përfaqësuesja kombëtare e Zvicrës shkon në Botërorin e Rusisë me 4 shqiptarë. Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë zyrtarisht pjesë e kombëtares zvicerane. Për shkak të dëmtimit, pjesë e saj nuk do të jetë shqiptari tjetër, Admir Mehmedi.  Zvicra është pjesë e grupit E ku bën pjesë Brazili, Serbia dhe Kosta Rika.