Bota

Zyra e prokurorit të Parisit kërkon lirim me kusht për ish-presidentin Sarkozy!

Zyra e prokurorit të Parisit ka kërkuar që Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, të kalojë në lirim me kusht, me ndalim të kontaktit me të pandehur të tjerë dhe dëshmitarë në hetimin mbi fondet e dyshuara libiane që financuan fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007.

Zyra e prokurorit sqaroi:

Rëndësia ekstreme e fakteve dhe ashpërsia e dënimit nuk duhet të ndikojnë në vendim, i cili duhet të udhëhiqet vetëm nga kriteret e nenit 144 të Kodit të Procedurës Penale.

Aty renditen kushtet që justifikojnë paraburgimin: rreziku i manipulimit të provave dhe kontakti me të pandehur të tjerë. Sarkozy është mbajtur në burgun La Santé të Parisit për disa javë, pas vendimit të gjyqtarëve për të urdhëruar paraburgimin. Sistemi francez i drejtësisë do të vendosë mbi kërkesën për lirim me kusht në orët në vijim.

Gjatë seancës dëgjimore, Nicolas Sarkozy doli në bankën e të akuzuarve për t’u mbrojtur dhe e quajti ndalimin e tij “një makth”.

Dua që të jeni të bindur për një gjë: Nuk e kam pasur kurrë idenë e çmendur për t’i kërkuar zotit Gaddafi ndonjë lloj financimi teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat se kishte marrë fonde libiane. Nuk do të pranoj kurrë diçka që nuk e kam bërë. I jam përgjigjur me përpikëri të gjitha thirrjeve të gjykatës dhe nuk kam paraqitur ndonjë rrezik arratisjeje.

Ish-presidenti e përshkroi kohën e tij në burgun La Santé si një përvojë shumë të vështirë:

Nuk mund ta imagjinoja të arrija moshën 70 vjeç për të përjetuar burgun. Kjo përvojë m’u imponua: E jetova. Është e vështirë, shumë e vështirë. Lë gjurmë tek çdo i burgosur sepse është shteruese. Dua t’i shpreh respektin stafit të burgut që ka treguar humanizëm të jashtëzakonshëm dhe që e ka bërë këtë makth të durueshëm.

Së fundmi: Jam i vetëdijshëm për seriozitetin e akuzave kundër meje, por tre javë në burgun La Santé nuk do ta ndryshojnë qëndrimin tim. Unë jam francez, familja ime është në Francë. Do t’i respektoj të gjitha detyrimet që më janë ngarkuar.

Ish-presidenti francez Sarkozi po mbahet në një burg të Parisit, pas një dënimi prej pesë vitesh burg për bashkëpunim kriminal.