Sport

ZYRTARE/ Juventusi prezanton trajnerin Luciano Spalleti, detajet e marrëveshjes!

Juventus ka njoftuar zyrtarisht emërimin e ish-trajnerit të përfaqësueses italiane, Luciano Spalletti, si trajneri i ri i klubit, pas shkarkimit të Igor Tudor në fillim të kësaj jave.

66-vjeçari ka nënshkruar një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit 2025-2026, me një opsion për ta zgjatur atë nëse ‘Zonja e Vjetër’ kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE: Kërcejnë çmimet! FIFA hap fazën e dytë të shitjes së biletave të Botërorit 2026! Tashmë është ankand!

Sipas raporteve të fundit, Spalletti do të përfitojë një rrogë prej rreth 3 milionë eurosh deri në fund të këtij sezoni.

Spalletti ka drejtuar skuadra si Empoli, Sampdoria, Udinese, Ancona, Roma, Zenit Shën Petersburg, Interi, Napoli dhe së fundmi kombëtarja e Italisë, ku u shkarkua më 10 qershor të këtij viti.

LEXO EDHE: Bastet e paligjshme/ Mesfushori i Milanit, mbrojtësi i Atalatës dhe portieri i Juves paguajnë gjobën! Mbyllin çështjen!

Spalletti ka fituar Serie A me Napolin në sezonin 2022-23, ndërsa ka dy trofe të Kupës së Italisë të fituar me Romën (sezoni 2006-07 dhe 2007-08), si edhe Superkupën e Italisë me Romën në sezonin 2007-08. Ai ka edhe katër trofe të fituar me Zenitin në Rusi, ku veç të tjerash edhe dy herë kampionatin në sezonet 2009-10 dhe 2011-12.