Arijon Ibrahimoviç ka firmosur me Heidenheim në Gjermani. Lëvizje surprizuese nga lojtari i Bajernit, për të cilin pritej firma me Nurnberg.
Talenti 19-vjeçar ka kryer testet mjekësore sot dhe klubi ka postuar një video. Ibrahimoviç qëndroi te Lacio në huazim së fundmi, ndërsa klubi i Seria A nuk aktivizoi opsionin e blerjes.
Tashmë mbetet për t’u parë si do shkojë eksperienca e re në Gjermani. Klubi i Heidenheim do të luajë sërish në elitë, pasi siguroi me vështirësi mbijetesën.
Kujtojmë se për Arijon Ibrahimoviç është shfaqur interes nga Kombëtarja shqiptare. Deri tani ka luajtur vetëm me Gjermaninë e moshave.