Sport

ZYRTARE/ Një ekspert i Superiores pas dorëheqjes së Dedes, Bylis prezanton trajnerin e ri

Gentian Mezani është zyrtarisht trajner i Bylisit. Ballshiotët e kanë prezantuar Mezanin pas dorëheqjes që paraqiti Nevili Dede.

49-vjeçari ishte për herë të fundit pjesë e Gjilanit. Më parë në Shqipëri ka qenë trajner i Laçit, Luftëtarit dhe Flamurtarit.

Vlonjati është trajneri i tretë i Bylisit për këtë edicion. Kujtojmë se gjithçka nisi me Emanuel Egbon.

LEXO EDHE: RENDITJA E SUPERIORES/ Dy të parat u lënë targën kryeqytetasve, pesë skuadra në garë për mbijetesën

Njoftimi i Bylisit:

“Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona”.

LEXO EDHE: Barazimi me Teutën, Ilir Daja i lumtur te Dinamo: Më mirë 1 pikë, kur mungojnë 7 lojtarë… / Devolli: E rëndësishme që po krijojmë identitet