Sport

Zyrtare, zbulohet vendi dhe orari ku do të zhvillohet miqësorja me Ukrainën

Tashmë është zyrtare, miqësorja me Ukrainën do të zhvillohet në stadiumin e Evianit në Francë, më datë 3 qershor, ora 16:00. Pas reagimit të trajnerit ukrainas Andriy Shevchenko, për kushtet e papërshtatshme të stadiumit, veçanërisht për kapacitetin shumë të vogël për të pritur një ndeshje të këtij niveli, zhvillimi i ndeshjes u vu në dyshim. Miqësorja si përfundim do të luhet në Evian, sipas programit fillestar.