Zv. Ndihmës Sekretari amerikan për Çështje të Narkotikëve dhe Ligjzbatimit Jorgan Andrews, thotë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur ngritjen e strukturave të reja që do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si SPAK dhe Byroja e Hetimit, mbetet i palëkundur. Andrews thotë ndër të tjera se zbatimi i masave antikorrupsion do të forconte dhe rolin e agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës.