Bota

Zyrtari verikorean takon Pompeon në Nju Jork

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ndodhet në Nju Jork, për të biseduar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, rreth takimit të 12 Qershorit në Singapor mes Donald Trump-it e Kim Jong un-it. Gjenerali Kim Yong-chol fluturoi drejt SHBA-ve nga kryeqyteti i Kinës, Pekin. Ai është zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton Amerikën në 20 vjet.