Në një moment historik, përfundon zyrtarisht kriza greke. Vendet e Eurozonës ranë dakort që Greqia t’i japë fund programit 8-vjeçar të shpëtimit. Pas bisedimeve maratonë në Luksemburg, Ministrat e Financave arritën sot marrëveshjen, e cila e lejon Greqinë që më 20 Gusht, të dalë e sigurt nga Plani i Shpëtimit e të përballet sërish me tregun. Sipas akordit, vendi fqinj mund të vonojë shlyerjen e miliarda eurove kredi për 10 vjet të tjera.