Aktualitet

Sezoni turistik, 1 mijë policë në plazhe

Mbi 1 mijë efektivë policie nga Tirana dhe qytete të tjera, përkohësisht janë transferuar në zonat bregdetare të vendit, me qëllim forcimin e masave të sigurisë gjatë sezonit turistik. Ndërkaq me urdhër të kreut të Policisë, Ardi Veliu, janë pezulluar lejet e pushimit për titullarët në drejtoritë e qarqeve, deri në përfundim të sezonit turistik. Për të inspektuar masat, sot në Vlorë ishte Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.