Botë e Çuditshme

Pëllumbi më i vjetër në botë hyn në Guinness!

Kafsha shtëpiake e një burri nga Missouri është emëruar zyrtarisht pëllumbi më i vjetër në botë, në moshën 44 vjeç e 72 ditë. Libri i Rekordeve Guinness tha se Sugar, një pëllumb që i përkiste banorit të Chesterfield, Dewayne Orender, 77 vjeç, e tejkaloi rekordin e mëparshëm, i cili mbahej nga një pëllumb gjerman i quajtur Methuselah, me më shumë se 15 vjet.

Pëllumbat në robëri zakonisht kanë një jetëgjatësi prej rreth 20 vjetësh. “Ai duket shumë i lumtur dhe i kënaqur”, tha Orender për Guinness World Records. “Ai më do shumë, ne dhe ai jemi miqtë më të mirë”, shtoi ai. Rikujtojmë, se një startup rus pretendon se ka zhvilluar implante në tru që lejojnë kontrollin në distancë të pëllumbave, duke i kthyer ata në mjete vëzhgimi ajror. Sipas kompanisë, zogjtë pajisen me elektroda, kamera dhe një “çantë” diellore me pajisje elektronike. Neiry thotë se pëllumbat kanë avantazhe ndaj dronëve klasikë: fluturojnë më gjatë, nuk kanë nevojë për bateri dhe kalojnë lehtësisht në hapësira të ndaluara.

Projekti ngre shqetësime serioze etike dhe sigurie, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për përdorim të mundshëm ushtarak ose spiunazhi. Kompania pohon se teknologjia mund të përdoret edhe për shpëtim ose monitorim infrastrukture. Ndërkaq, kompania e implanteve në tru e Elon Musk, Neuralink, do të fillojë “prodhimin me vëllim të lartë” të pajisjeve të ndërfaqes tru-kompjuter dhe do të kalojë në një procedurë kirurgjikale tërësisht të automatizuar në vitin 2026, njoftoi Musk.