Lifestyle

13 mënyra si të mbroni karrierën tuaj nga shkurtimet në punë!

Tregu i punës po përballet me pasiguri në shumë vende, me rritje të papunësisë, më pak vende pune të reja dhe sektorë të caktuar që po shkurtojnë fuqinë punëtore. Teknologjitë e reja, sidomos Inteligjenca Artificiale, po zëvendësojnë role tradicionale, ndërsa sfida të tjera si inflacioni, tarifat tregtare apo shpenzimet publike po e bëjnë tregun më konkurrues.

Në këtë klimë, shumë profesionistë ndihen të pasigurt dhe zgjedhin të qëndrojnë në punë që nuk u pëlqejnë, vetëm për të shmangur rrezikun e mbetjes pa të ardhura, një fenomen që quhet “job-hugging”. Por karriera nuk ka pse të mbetet peng i pasigurive ekonomike. Ekzistojnë hapa konkretë, që mund t’i ndërmerrni për ta mbrojtur veten dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.

Rrisni aftësitë në profesione të kërkuara – investoni në certifikime dhe trajnime për aftësi si analiza e të dhënave, mendimi kritik, menaxhimi i projekteve, siguria kibernetike apo përdorimi i inteligjencës artificiale (IA).

Bëni një kthesë karriere – orientohuni drejt sektorëve më rezistentë ndaj krizave dhe që paguajnë mirë, si teknologjia, shëndetësia, energjia e rinovueshme apo siguria dixhitale.

Ndërtoni praninë tuaj online – krijoni një identitet profesional në rrjete si LinkedIn, ku mund të ndani njohuri dhe të bëheni të dalloheni për punëdhënës e klientë potencialë.

Eksperimentoni me freelancing (punë për profesionistët e pavarur) – platforma si Upwork, Toptal ose Fiverr ofrojnë mundësi të krijoni të ardhura shtesë dhe ndoshta të ngrini një biznes të vogël.

Siguroni të ardhura pasive – krijoni burime shtesë fitimi, që nga investimet e vogla deri te shërbime ose produkte, që sjellin të ardhura në mënyrë të qëndrueshme.

Zgjidhni kompani me prani globale – kërkoni punë në distancë në kompani që operojnë ndërkombëtarisht dhe kanë politika fleksibile punësimi.

Optimizoni profilin në LinkedIn – përditësoni informacionin, krijoni kontakte në mënyrë strategjike dhe postoni rregullisht për të forcuar markën personale.

Rifreskoni CV-në – bëjeni këtë të paktën një herë në vit, në mënyrë që të jeni gjithmonë gati për mundësi të reja.

Krijoni një ‘jastëk’ financiar – kurseni për emergjenca dhe për investime të mundshme në projekte apo biznese personale.

Shfrytëzoni konsulencën – përdorni përvojën profesionale për të ofruar shërbime konsulence apo kontrata afatshkurtra.

Qëndroni të përditësuar – ndiqni trendet e sektorit tuaj përmes artikujve, podcasteve dhe eventeve të specializuara.

Krijoni vazhdimisht kontakte profesionale (networking) – bëhuni pjesë e organizatave profesionale dhe merrni pjesë në takime që hapin dyer për mundësi pune.

Synoni rolet strategjike – pozicionet që kërkojnë mendim kritik, vendimmarrje dhe aftësi udhëheqëse janë më pak të rrezikuara nga automatizimi.

Në vend që të kapeni pas një pune nga frika e humbjes, ndërmerrni hapa të vetëdijshëm për të forcuar karrierën tuaj.

Me aftësitë e duhura, një prani të fortë profesionale dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me ndryshimet, mund të ndërtoni një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme, pavarësisht sfidave të tregut të punës. /shqip.al