Ndërsa orët e fundit në Kosovë shkoi në 13 numri i të prekurve me koronavirus, Qeveria shpalli emergjencën për shëndetin publik. Tashmë aktivizohet Plani FME8 që ngarkon institucionet të plotësojnë nevojat për medikamente apo për personel mjekësor, si dhe sigurimin e vaksinave për parandalimin e sëmundjeve të caktuara ngjitëse. Gjithashtu, ekzekutivi mund të ndërmarrë një sërë masash për të mbrojtur popullatën, mes tyre duke ndaluar qarkullimin në rajonet e infektuara apo që janë të rrezikuara në Kosovë.