Showbiz

17 shtatori, dita ndërkombëtare e muzikës Country, ja disa kuriozitete rreth kësaj rryme…

Sot më 17 shtator festohet dita ndërkombëtare e muzikës Country. Ja çfarë duhet të dimë rreth kësaj rryme…

Muzika Country është një lloj rryme që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lindore dhe Jugore. Ajo lindi gjatë viteve 1920.

Një kombinim i disa stileve, muzika country u rrit nga muzika popullore e sjellë në Amerikë nga emigrantët Europianë. Ndryshe nga muzika mbizotëruese Europiane në atë kohë, muzika country mori një ngjyrim shumë të dallueshëm amerikan kur bëhej fjalë për tekstet e këngëve.

Këngëtarët dhe muzikantët shmangnin tekstet për dashurinë dhe romancën e përkundrazi këndonin për betejat e jetës së përditshme të një personi të zakonshëm të klasës punëtore.