Bota

17 shtete amerikane padi kundër Administratës Trump

17 shtete amerikane paditën Administratën Trump për ndarje të familjeve të emigrantëve, sipas tyre “në mënyrë mizore e të paligjshme”. Në padi kundërshtohet politika e refuzimit të hyrjes për azilkërkuesit në kufirin e Amerikës me Meksikën. Javën e kaluar, Presidenti Trump bëri thirrje për dëbim të emigrantëve, vetëm disa ditë pasi firmosi urdhrin ekzekutiv për t’i mbajtur familjet të bashkuara.