Gjatë 10 viteve të fundit në Itali janë regjistruar rreth 1.1 milionë shtetas të rinj, 224 mijë prej tyre vetëm gjatë vitit 2017. Shqiptarët që marrin nënshtetësinë italiane renditen në vendin e dytë ndër komunitetet e huaja. Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Multietnike, emigrantët shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane në dhjetëvjeçarin 2006-2017 janë 189 mijë duke u renditur të dytët pas marokenëve.