Aktualitet Politikë

21 Janari, Berisha: Grupit të PD-së s’i ka ardhur asnjë fletëthirrje!

Gjatë një deklarate për mediat, para SPAK-ut, ku u paraqit në zbatim të detyrimit për paraqitje lidhur me dosjen “Partizani”, Sali Berisha tha se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ka marrë asnjë fletëthirrje lidhur me hetimet për ngjarjet e “21 Janarit”.

Unë them çfarë ka thënë zoti Gazment Bardhi. Zoti Gazment Bardhi ka deklaruar sa vijon: në kutinë postare të grupit parlamentar të PD-së, nuk ka ardhur asnjë njoftim dhe unë i besoj 100 herë më shumë atij se Altin Troplinit. Nuk mund t’i besohet Troplinit.

Pse ju i besoni?…

…Zoti Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Zoti Peleshi le të provojë që e ka sjellë. Po unë nuk mund ta mohoj po ta kishte sjellë. Tani, njëherë më thoni grup parlamentar, tani thoni zoti Peleshi. Po të vësh dorën në zjarr për Peleshin, të digjet dora dhe trupi.

Muhabet është ai? Të më pyesësh për Peleshin mua… Absolutisht, unë për çdo thirrje në gjykatë apo prokurori, paraqitem. Ai është ligji im, ligj i pandryshuar i jetës time. Jam paraqitur dhe do paraqitem.

Madje për temën, plotësisht, ndonëse është një temë, një çështje, një dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e mi, armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Ju e dini vetë si ka qenë Ina Rama, pra për këtë temë që është gjykuar, sikur të isha thirrur 10 herë, 10 herë do të kisha shkuar. Nuk jam thirrur asnjëherë sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë. Kanë pasur frikë për dëshmitë e mia…

Unë nuk kam refuzuar. Unë kam një adresë dhe këta mburren për adresat. E vërteta është që në atë adresë kanë ardhur të gjitha njoftimet. Apartamenti im ka një derë, ka një hyrje, ka një adresë dhe çdo gjë që ka ardhur aty është firmosur.

E dyta, unë kam një zyrë si kryetar i PD-së. Nëse dikush përcjell njoftim pa emër dhe aty i shkruan Partisë Demokratike, sigurisht ajo nuk është… Unë po them atë që kanë thënë zyrtarët e PD-së.

Tani, këto njëherë. Asgjë nuk kam parë. Po të kisha parë, unë vij këtu çdo dy javë, pse nuk do vija unë?
Në fakt, ata që nuk më kanë ftuar mua, kanë pasur një hall, por tani në këtë hetim më ftuan dhe unë absolutisht do të vij të dëshmoj gjithçka unë di…

Ata njoftojnë më përpara gazetarët se mua. Ja, pikërisht këtë doja të dija. Doja të dija nëse janë njoftuar mediat para meje. Urdhëroni se si funksionon Altin Troplini. A keni gjetur njeri më transparent se mua?
Asnjë.