Aktualitet Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë: 4 humbje jete dhe 85 raste të reja nga COVID-19

Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 101. Mes tyre është edhe një 21-vjeçare e cila u raportua më herët e vdekur, për shkak se nuk mundi të fitonte luftën me koronavirusin. 21-vjeçarja e cila gjendjen e intubuar vuante nga sindromi metabolik. Gjendja e saj është përkeqësuar në mënyrë të mënjehershme dhe mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Ndërkohë ka humbur jetën gjithashtu një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e doktorëve. Sakaq rastet e reja me koronavirus në 24 orët e fundit kanë rezultuar 85 nga 361 teste të bëra gjithsej. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore. Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)

Testime totale             33750

Raste pozitive              3752

Raste të shëruara       2091

Raste Aktive                1560

Humbje jete                101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              699

Durrës             217

Shkodër          198

Vlorë               100

Lezhë               80

Kukës               58

Korçë               49

Elbasan            42

Berat                40

Fier                  36

Gjirokastër       22

Dibër               19