Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shpreh mirënjohjen SHBA-ve për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik .
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uron Shtetet e Bashkuara dhe thekson angazhimin për të qëndruar të bashkuar ndaj vlerave demokratike, paqes e sigurisë globale.
Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen e saj të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë të bashkuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, dhe presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis dy kombeve tona të mrekullueshme, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
Happy #4thofJuly !
On this day of celebration for our American friends and allies, Albania expresses its deep gratitude for the enduring friendship and strategic partnership with the United States.
We stand united in our shared commitment to democratic values, peace, and… pic.twitter.com/FwoHIYlmMR
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 4, 2025