Bota

25 milionë sulme kibernetike të parandaluara në Rusi

25 milionë sulme kibernetike u parandaluan nga shërbimet ruse e të huaja të sigurisë, në ditët e Kupës së Botës në Futboll. Kjo u bë e ditur sot nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në prag të takimit me homologun amerikan, Donald Trump, në Helsinki të Finlandës. Ndërsa Moska akuzohet për ndërhyrje në sistemin zgjedhor të Shteteve të Bashkuara, Putin zhvilloi një takim me përfaqësues të Inteligjencës nga 34 shtete. Sipas shefit të Kremlinit, në shënjestër të sulmeve kibernetike ishte infrastruktura e informacionit.