Në vitin 2025, ndikimi i rrjeteve sociale ka kaluar nga zakon i përditshëm në sjellje të varur. Sipas studimeve globale të sjelljes digjitale, 75% e përdoruesve e kontrollojnë telefonin brenda 5 minutave pasi zgjohen, përpara se të flasin, të hanë apo të mendojnë për ditën që i pret.
Statistikat tregojnë se preth 68% e njerëzve ndihen të shqetësuar ose nervozë kur nuk kanë akses në rrjete sociale për më shumë se disa orë. Ky fenomen, i njohur si ankthi digjital, po ndikon drejtpërdrejt në përqendrim, humor dhe cilësinë e gjumit. Mbi 60% e përdoruesve raportojnë se zgjohen gjatë natës për të kontrolluar telefonin, edhe pa marrë njoftime.
Më shqetësuese është fakti se 1 në 4 persona kanë fshirë përmbajtje personale sepse nuk ka marrë mjaftueshëm pëlqime, duke e lidhur vlerën personale me reagimet online. Ekspertët paralajmërojnë se kjo sjellje rrit ndjeshëm rrezikun e depresionit dhe vetëvlerësimit të ulët. Ndërkohë, algoritmet po ndikojnë fuqishëm në emocionet e përdoruesve. Studimet tregojnë se 55% e njerëzve shohin më shumë përmbajtje negative ose stresuese sesa pozitive, duke krijuar ndjenjë lodhjeje mendore dhe pesimizmi.