Aktualitet

38-vjeçarja gjendet pa jetë brenda makinës tek Liqeni i Thatë, dyshohet vetëvrasje!

Një 38-vjeçare është gjetur pa shenja jetë brenda një makine. Dyshimet e para të policisë janë për vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur tek zona e Liqenit të Thatë, ndërsa viktima është identifikuar me iniciale E. Xh.

Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë tek zona e Liqenit të Thatë ku një 38-vjeçare u vetëvra me armë zjarri.

E reja i ka dhënë fund jetës rreth orës 04:15 në ë brenda automjetit tip “Volvo”.

E. Xh. në momentin që u gjet pa jetë ishte e ulur në sendiljen e pasagjerit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:15 në rrugën “Peti”, shtetasja E. Xh., rreth 38 vjeçe, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, brenda në automjet.

Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.