Horoskopi

4 shenja horoskopi që tërhiqen në heshtje kur gjenden në vështirësi!

Në kohë të vështira, janë disa njerëz që zgjedhin të tërhiqen. Ata veprojnë kështu sepse zgjedhin që t’i përjetojnë emocionet vetëm. Të lindurit e katër shenjave të horoskopit dhe këtu po flasim për Gaforren, Akrepin, Bricjapin e Peshqit, nuk e ngrenë zërin dhe nuk dramatizojnë në çaste stresi, zhgënjimi apo trishtimi. Në vend të kësaj, ata qetësohen, zhduken për një kohë dhe përpiqen të rregullojnë gjithçka brenda vetes.

Gaforrja

Gaforret janë jashtëzakonisht emocionalë, por rrallë do ta tregojnë menjëherë sa të lënduar janë. Kur është më e vështirë për ta, tërhiqen në botën e tyre të brendshme. Kanë nevojë për kohë që të përpunojnë ndjenjat e tyre dhe vetëm atëherë janë gati të flasin për atë që i shqetëson. Heshtja që preferojnë nuk është indiferencë, por një mënyrë vetëmbrojtëse.

Akrepi

Akrepët nuk e durojnë dot të tregojnë dobësi. Nëse diçka i godet, do të tërhiqen pa thënë shumë. Ata e analizojnë situatën në heshtje dhe vendosin si të veprojnë. Po ashtu, nuk kërkojnë mëshirë, por kontroll mbi emocionet që kanë. Shpesh, tërheqja është një shenjë se brenda tyre po zhvillohet një luftë e thellë e brendshme.

Bricjapi

Bricjapët e kanë të vështirë të pranojnë se po kalojnë një kohë të vështirë. Preferojnë t’i përkushtohen punës ose përgjegjësive se të pranojnë se janë të prekshëm. Kur tërhiqen, kjo ndodh sepse po përpiqen të racionalizojnë atë që po ndiejnë. Nuk u pëlqejnë shpërthimet dramatike, kështu që e durojnë dhimbjen e tyre në heshtje e me dinjitet.

Peshqit

Peshqit janë të ndjeshëm dhe lëndohen lehtë. Por, në vend të përballjes, shpesh zgjedhin distancën. Ata tërhiqen për të ruajtur qetësinë e për të shmangur dhimbjen e mëtejshme. Kërkojnë në heshtje një mënyrë për të falur ose për t’u rikuperuar emocionalisht.