Janë 509 drejtues të ndëshkuar deri tani për mosrespektim të urdhrit të dhënë për ndalim qarkullimi të automjeteve. Në kuadër të masave që synojnë kufizimin e përhapjes së koronavirusit, prej orës 06:00 të mëngjesit, shërbimet e Policisë në bashkëpunim me të Ushtrisë, vijojnë kontrollet që të sigurohen për zbatimin e tyre. Në Tiranë janë 171 shkelës, në Durrës 77, në Lezhë 61, në Fier 54, në Vlorë 53, në Elbasan 48 e në Shkodër 45. 76 shoferë u shoqëruan në komisariate për kundërshtim të punonjësit të Policisë. Atyre iu bllokuan dhe automjetet.