Aktualitet

613 kg kokainë, shtyhet ekstradimi i Arbër Cekajt nga Gjermania

Shtyhet ekstradimi i Arbër Cekajt nga Gjermania. Ndaj pronarit të kompanisë “Arbri Garden” ku në kontenierët me banane të saj u kapën 613 kg kokainë, në portin e Durrësit, është regjistruar një procedim penal në Gjermani. Pala shqiptare kërkon ekstradimin e tij pasi ka një urdhër arresti në mungesë si i dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.