Sot mbahet përpara Kryeministrisë protesta e 52-të.
Protestuesit u mblodhën si çdo ditë në sheshin “Skënderbej”, e më pas u zhvendosën përpara Kryeministrisë.
Pritet që pas përfundimit të fjalimeve ata të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, e kthyer tashmë në simbolin rutinë të përfundimit të protestës.
Një protestues në ditën e 52-të të tubimit kundër qeverisë ka bërë një deklaratë denoncuese lidhur me mosreagimin e institucioneve shqiptare për deklaratën gjenocidale të ministres serbe.
Në deklaratën e tij, protestuesi kritikoi qeverinë dhe Kuvendin shqiptar për mungesën e një reagimi zyrtar, duke kërkuar miratimin e një rezolute në mbështetje të Kosovës.