Sot mbushen 8 vjet nga vrasja e 4 protestuesve para Kryeministrisë, më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishtë në Opozitë ndërsa PD-ja dhe LSI-ja qeverisnin së bashku. Familjarët e Ziver Veizit, Aleks Nikës, Hekuran Dedës e Faik Myrtajt, ende presin Drejtësi. Ndërkaq, këtë herë pritet të mësojnë se 4 të vrarët do të përfitojnë dhe Statusin e Dëshmorit.