Aktualitet

Moti për sot/ Diell dhe vranësira kalimtare!

Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore të lindjes dhe juglindjes ka vranësira të pakta, herë pas here mesatare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Në zonat malore të lindjes priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formën e pikave. Pas mesditës, moti do të jetë sërish i kthjellët në të gjithë territorin.

Era fryn nga veriperëndimi në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

Ndërkohë, deti Adriatik dhe ai Jon do të kenë valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë.