Në 81-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazistë, kryeministri Edi Rama uroi të gjithë shqiptarët.
Mirëmëngjes dhe me urimin për festën kombëtare të çlirimit, ju uroj të gjithëve një fundjavë të paqtë!

29 nëntori 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë. Pas çlirimit të kryeqytetit më 17 Nëntor, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor 1944-ës.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çliruam nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Ndryshe nga vendet e tjera ballkanike, çlirimi i Shqipërisë u bë pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe. Lufta e popullit shqiptar ishte më gjithëpërfshirësja në historinë e tij, sa i përket numrit të njerëzve që morën pjesë dhe e mbështetën e mbi përfshirjen territoriale të vendit. Shqipëria u bë pjesë e koalicionit euroatlantik antifashist, ku është edhe sot si anëtare e NATO-s.