Shqipëria hedh sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.
Në Bruksel ka nisur konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nga ku do të zyrtarizohet mbyllja edhe e tre kapitujve të tjerë.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, udhëtoi sot drejt Brukselit për të marrë pjesë në këtë takim të rëndësishëm të procesit të integrimit europian.
Rama: Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, që është diçka për të cilën kemi disa kohë që kemi rënë dakord. Ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar, edhe pse ka pasur rezolutë në Komisionin Evropian. Duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në pajtim me standardet evropiane. Ligji për investimet strategjike do të anulohet. Ai për zonat e mbrojtura është nga më të mirët që kemi dhe kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Është i pari në vend, nuk kishim një të tillë. Na duhet të trajtojmë pjesë specifike, të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE-së.