Sondazhet tregojnë se një shumicë e madhe burrash pohojnë se prekja e partneres është mënyra më efektive për të larguar stresin dhe për t’u ndjerë mirë. 85% e të përfshirëve në sondazh thonë se vetëm kjo i qetëson.
Afërsia fizike ndihmon në uljen e nivelit të kortizolit, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe krijon një ndjenjë sigurie që shpesh fjalët nuk arrijnë ta zëvendësojnë. Për shumë prej tyre, prekja e transmeton sigurinë dhe qetësinë më qartë se çdo bisedë.
Psikologët theksojnë se burrat shpesh rriten në një kulturë ku mësohen të shtypin shprehjen emocionale, duke e bërë afeksionin fizik një nga mënyrat kryesore për të gjetur ngushëllim. Prekja kthehet në një lloj gjuhe, një komunikim që anashkalon shpjegimet dhe ndikon drejtpërdrejt në qetësimin emocional. Efekti i saj është po aq biologjik sa edhe emocional.