Art & Kulturë Bota

94 violinistë për Ukrainën, sfidë luftës me tinguj muzikorë!

Tingujt e një violine të vetme në një bunker nëntokësor të Kievit, shndërrohen në ata kolektivë të një orkestre botërore. 94 violinistë nga 29 vende të botës dhe nga orkestrat më në zë në nivel global, iu bashkuan të riut, Illia Bondarenko. Muzikanti arriti të regjistronte vetëm në një interval pushimi mes bombardimeve, në të kundërtën nuk do të arrihej të dëgjohej. Një nismë solidariteti për të mbledhur fonde që të sigurohen ndihma humanitare për Ukrainën. Të lidhur nga çdo cep i botës, ja çfarë ofruan muzikantët…

Më herët gjatë javës ishte grupi i Marinës Ukrainase që vendosi të sfidonte tingujt e luftës, me një minikoncert për banorët e Odesës. Pranë llogoreve me thasë rëre përballë Teatrit Akademik Kombëtar të Operës dhe Baletit u përzgjodh kënga e famshme “Don’t worry, be happy”. Protagonistë ishin muzikantë ushtarakë që me instrumente të ndryshme sollën emocione të forta.

E në fund mesazhi: për të mos ia dorëzuar Odesën askujt!