Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare e të denduara, si edhe me alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit, në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët.
Gjatë ditës, hera-herës në zonat e veriperëndimit e të jugperëndimit ka reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në orët e mesditës dhe pasdites në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në Velipojë, Shkodër, Lezhë nuk mungojnë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, me shtrëngata të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra ka reshje bore me intensitet të ulët.
Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut. Era fryn me drejtim nga juglindja-jugperëndimi dhe me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore arrin deri në 20 m/sek.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon është i forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
7/12
Re shi
Kukës
7/14
Re shi
Lezhë
7/14
Re shi
Dibër
3/11
Re shi
Durrës
8/18
Re shi
Tiranë
8/19
Re shi
Elbasan
7/17
Re shi
Berat
7/19
Re shi
Vlorë
3/17
Re shi
Korçë
3/11
Re shi
Gjirokastër
3/17
Re shi
Sarandë
8/18
Re shi