Aktualitet Politikë

Parlamenti në tym, kalohet në votim!

“Dorëzoni Belindën dhe Agasin që të ketë një parlament normal. Parlament nuk mund të ketë pa dorëzuar Lubinë dhe Agasin”. Kjo është  kërkesa e deputetëve të PD-së të cilët kanë zaptuar podiumin e ministrave dhe u rreshtuan para foltores duke mos lejuar seancë normale.

Demokratët ndezën flakadanë e hodhën sende në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, i cili përjashtoi nga seanca Klevis Balliun dhe Flamur Nokën.

Uluni që të dalë Garda, i tha Peleshi demokratëve, por pa sukses.

Peleshi kaloi në votimin e projektligjeve të rendit të ditës. Më herët mes kaosit, bëri betimin Endri Shabani si Avokat i Popullit.