Pak minuta përpara nisjes së seancës plenare, deputetët e opozitës kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit. Demokratët shihen të jenë ulur në karriget e ministrave të qeverisë ndërsa Garda ndodhet në sallë me qëllim për të qetësuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin. Flamur Noka u ngjit mbi tavolina për t’u ulur te vendi i ministrave, u pengua dhe u rrëzua ndërsa e ndihmuan kolegët e PD-së.
Demokratët kërkojnë dërgimin në burg të Belinda Ballukut e marrë e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet dhe për Unazën e Madhe.