Ina është përfshirë në një debat të ashpër me Brikenën, ku nuk kanë munguar as ofendimet për këtë të fundit. Gjatë spektaklit, Brikena komentoi deklaratat e Inës, duke i thënë asaj se po kërkon të ulë një femër për të ngritur veten e vetë, ndërsa theksoi se nuk e nxjerr dot nga vetja. Ndërkohë Selin ndërhyri dhe iu drejtua Inës duke i thënë që duhet t’i kërkojë falje Brikenës për ofendimet. E ftuar sot në “Big Brother Fan Club” ishte Arjet Osmani, producentja e Miss Grand Albania, Kosova & Montengro. Ajo u shpreh:
Unë marr një kohë të gjatë për përzgjedhjen përfundimtare të vajzës që unë i delegoj titullin e Miss-it. Brikena e ka më së të merituar, si në pamje që është një yll, në sjellje dhe në edukatë. Këto vlera ajo po i dëshmon edhe në BBV. Brikenën kur e kam njohur, më ka pëlqyer për vlerat që ajo ka. Mori vëmendje në Tajlandë dhe i gjithë publiku ktheu sytë nga Kosova për herë të parë, promovoi më së miri kulturën tonë, përfaqësoi Kosovën më së miri. Deklarata e Inës ishte e pavënd. Një çmim nëse nuk meritohet, nuk shitet te një vajzë që nuk di të mbajë kurorën sepse do ishte negative sa për të, sa për produksion tonë.
Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë profesionale me Brikenën. Nuk kam hyrë në jetën e saj personale, nuk di asgjë për raportin me Mateon. Ne kemi pasur një kohë që jemi shoqëruar dhe e gjitha ka qenë në kuadër të organizimit profesional.