Tech Top Tech - News

“Më shumë kohë do të na japë mundësi që ne…”/Pse Meta vendosi të shtynte datën për syzet e mixed reality “Phoenix”?!

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Meta kishte planifikuar të lançonte syzet e mixed reality “Phoenix” në vitin 2026, por mesa duket do të na duhet të presim deri në vitin 2027 për t’i provuar ato.

Për shkak të “ndryshimeve të mëdha” dhe “detyra me presion”, ekipi i Meta ka vendosur që të marrë kohën e mjaftueshme për t’u siguruar që ky produkt të jetë sa më i përsosur. Po, që të jeni të sigurtë që nuk do të kemi më syze që duken sikur kanë dalë direkt nga fabrika e eksperimenteve të dështuar.

Epo, gjithçka ka kuptim kur Mark Zuckerberg tha: “Më shumë kohë do të na japë mundësi të zhvillojmë diçka të qëndrueshme dhe më me kualitet”

Ndërkohë, Meta po përgatit një version të ri të Quest, një pajisje që do të sjellë një përvojë gaming më të fuqishme dhe do të jetë më ekonomike. Të shohim, Meta – sepse, siç thonë ata vetë, “duam të japim më shumë përvojë për më pak para”.