Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Greta Kazazi, ka vendosur të flasë pa dorashka! Mbrëmjen e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku e pyetur nga dyshja Juli dhe Xhemi, Greta ka zbuluar detaje që nuk janë parë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa raportin me Selinën e përshkruan si “thikë me dy presa”, duke pranuar se në disa momente ka ndjerë edhe ngarkesë emocionale si një barrë shtesë: U eliminua nga BBV 5 se ofendoi rëndë Juelën, Greta tregon se çfarë do donte nga banorja kur të dalë nga shtëpia Pyetjes me humor të Julit se a mund të jetojnë në një shtëpi bashkë, Greta po me humor i përgjigjet:
“Jo nuk do jetojmë në një shtëpi bashkë”.
Situata kalohet me humor ku Juli i përgjigjet po me batutë: “Po ku jetohet me Selinën në një shtëpi!”. Vëmendje iu dha edhe raportit Gimbo Selinë. Greta beson se mes Gimbos dhe Selinës ka kimi të fortë. Sipas saj, edhe pse ai ka një natyrë më të afërt dhe ajo më të ftohtë, mes tyre mund të ketë një të ardhme.