Celebrities Film & Tv Gossip Live From Tirana

A do ndahej Miri nga bashkëshortja nëse Selin do i jepte një shans? Olta Sheta habit me përgjigjen…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën sot ka qenë Olta Sheta, për të komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura në “Big Brother VIP 5”, si dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Gjatë diskutimit Ronaldo e pyeti Oltën në lidhje me Mirin dhe nëse Selin do t’i jepte një shans për diçka më shumë, a do e linte gruan banori dhe ajo u përgjigj duke thënë po.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Nëse Selin do t’ia jepte shansin Mirit për të pasur diçka më shumë, mendon se Miri do ta kishte lënë gruan?

Olta: Kjo do të ishte diçka që nuk do të kishte ndodhur në asnjë Big, do të ishte diçka shumë e re. Unë të tregohem e sinqertë? Me Mirin që shoh 100%. 

Ronaldo: Do ta kishte lënë gruan thua?

Olta: Patjetër. 

Ronaldo: Pse?

Olta: Dëgjo, Miri nga njëra anë është i martuar do të ishte mirë që ai të mos pranonte i pari krevatin. Burrë zamani pra, dhe…

Ronaldo: Imagjino të kesh një grua xheloze të ha shpirtin për një mesazh jo më të flesh me një gocë tjetër

Olta: Po nuk ka rëndësi dhe një grua sado tolerante të jetë, sado që mund ta njohë mirë partnerin e vet është diçka e brendshme që të dhemb duke e parë partnerin duke fjetur…

Ronaldo: Më ka bërë shumë përshtypje kjo që thonë se gruaja e Mirit është gjermane dhe ata janë liberalë. 

Olta: Të gjithë njësoj janë. Çfarë lidhje ka?

Ronaldo: Nuk mendoj që gjermanët janë aq liberalë, përkundrazi janë shumë strikt dhe më ka habitur kjo toleranca e bashkëshortes së Mirit 

Olta: Tolerant…nuk e di unë flas gjithmonë për vete, e kthej çdo gjë nga vetja. Tani tolerant deri në atë pikë nuk mund të jetë, mund të jesh tolerante kur ka mbaruar gjithçka po

Ronaldo: Po si e quan?

Olta: Në moment që ka mbaruar ajo lidhje, ai pasion dhe çdo gjë atëherë mund të jesh tolerante dhe mund të bëjë ç’të dojë partneri

Ronaldo: Pra ti po thua që marrëdhënia mes Mirit dhe bashkëshortes mund të ketë mbaruar dhe i mban respekti dhe vajza?

Olta: Patjetër, unë do ta shihja në marrëdhënien time, nëse unë partnerin tim do e lejoja për ato çfarë kishte bërë Miri do të thotë që marrëdhënia ime ka përfunduar, por ama do e deklaroja. 

Ronaldo: Thjesht ju mban respekti

Olta: Po respekti…thjesht për hir të vajzës më kupton. Nuk mund sado, jo gjermane të jetë ajo por sille nga çdo vend i botës, njerëz janë dhe ata. Se janë gjermanë dhe kanë ndonjë gjë më shumë sesa ne?

Ronaldo: Po pra, se na kanë habitur me këtë…

Olta: Fare, kur s’ka ndjenjë ka tolerancë. Kur ka ndjenjë tolerancë do ketë, por jo deri në atë pikë. Ka toleranca për gjëra të tjera, por jo deri në atë pikë të flesh ti me gocën e huaj ti në krevat edhe për hir të lojës. Ato lekë nuk më duhen fare vallaj.