E kemi kuptuar që Dua Lipa dhe Miley Cyrus janë mikesha të ngushta kur kjo e fundit u shfaq në festivalin “Sunny Hill” në Kosovë ku elektrizoi skenën.
Herë pas here ato postojnë foto dhe video me njëra-tjetrën kur tregojnë për këtë raport kaq të mirë por së fundmi duket se gjërat po shkojnë përtej kësaj.
Miley dhe Dua ditën e kaluar kanë postuar një video nga studio e regjistrimit duke i bërë të gjithë të mendojnë se do të bashkëpunojnë për një projekt muzikor.
“Dua sapo dëgjoi atë që ju nuk dëgjoni dot” -shkroi Miley duke shtuar edhe më shumë kuriozitetin tek ndjekësit e tyre. Ndërkohë Miley Cyrus është duke punuar edhe për albumin e saj të 7-të diskografik që po pritet me padurim nga fansat.