Horoskopi Lifestyle

A e dini cilat janë 3 shenjat e horoskopit që njerëzit kërkojnë më shumë në Google?

Edhe ata që nuk besojnë plotësisht te astrologjia shpesh tundohen të kërkojnë karakteristikat e një shenje horoskopi, qoftë për të kuptuar partnerin, një mik apo edhe veten. Dhe mesa duket, disa shenja zgjojnë shumë më tepër kuriozitet se të tjerat.

Sipas një analize të realizuar nga “AMP Agency”, bazuar në rreth 19 milionë kërkime në Google gjatë vitit 2020, tre shenja të zodiakut dominojnë interesin e njerëzve online.

Në krye të listës renditet shenja e Luanit (23 korrik – 22 gusht). Të lindurit në këtë shenjë njihen si ekstrovertë, të sigurt dhe karizmatikë. Sipas analizës, shumë përdorues kërkojnë informacione rreth personalitetit të tyre dhe sidomos përputhshmërisë në dashuri. Interesant është fakti se Luani konsiderohet një nga shenjat më të rralla të horoskopit.

Në vendin e dytë vjen Shigjetari (23 nëntor – 22 dhjetor), i njohur për natyrën e lirë, aventuriere dhe energjinë pozitive. Shigjetari vazhdon të jetë ndër shenjat më të kërkuara falë personalitetit të tij spontan dhe të paparashikueshëm.

Ndërsa podiumin e mbyll Akrepi (24 tetor – 22 nëntor), një nga shenjat më misterioze dhe intensive të zodiakut. Akrepi tërheq vazhdimisht vëmendje për karakterin pasionant, intuitiv dhe shpesh enigmatik.

Sipas analizës, njerëzit janë veçanërisht të interesuar të mësojnë për marrëdhëniet, përputhshmërinë dhe tiparet emocionale të këtyre shenjave, duke i kthyer ato në më të kërkuarat në Google.