Erling Haaland vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës. Kur kombëtarja mbërriti në Oslo, ai u dallua nga lojtarët e tjerë sepse në vend të një bagazhi të zakonshëm mbante në duar një rakun të balsamosur me një shishe uiski, një suvenir i pazakontë që e kishte blerë gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Futbollisti e publikoi fotografinë në rrjetet sociale me mbishkrimin humoristik: “Më ndoqi deri në shtëpi”. Fotot dhe videot u përhapën shpejt në internet dhe ngjallën reagime të shumta.
After a summer to remember, Erling Haaland chose to bring a taxidermy raccoon back to Norway 🤣
(via YT/Reuters) pic.twitter.com/Hpj0RpZJ4x
— FOX Sports (@FOXSports) July 13, 2026
Suveniri ishte blerë në dyqanin Wild Bill’s Western Store në Dallas dhe kushtoi rreth 650 euro. Sipas mediave të huaja, pas publicitetit të madh, produkti u shit plotësisht, teksa dyqani ishte krenar që u vizitua nga një prej futbollistëve më të njohur në botë. Përveç suvenirit, Haaland tërhoqi vëmendjen edhe me paraqitjen e tij. Ai u shfaq me një çantë luksoze të markës Dolce & Gabbana, duke konfirmuar edhe një herë interesimin e tij për modën dhe aksesorët e shtrenjtë.
Haaland njihet për koleksionin e tij të çantave luksoze, ku përfshihen edhe disa modele të markës Hermes Birkin. Në aspektin sportiv, sulmuesi zhvilloi një turne shumë të suksesshëm. Ai e mbylli Kampionatin Botëror me shtatë gola, duke qenë lojtari kryesor i Norvegjisë në rrugëtimin deri në çerekfinale.
Nuk është vetëm në fushën e blertë që Erling Haaland po lë gjurmë. Popullariteti i yllit të Manchester City ka kaluar kufijtë e Evropës dhe ka mbërritur deri në Amerikën e Jugut, ku qindra prindër në Peru kanë vendosur t’u vënë fëmijëve të tyre emrin e sulmuesit norvegjez. Sipas të dhënave të regjistrit kombëtar të gjendjes civile në Peru, plot 563 foshnje të porsalindura janë regjistruar me emra që lidhen me Haaland.
Shifrat tregojnë se 4 fëmijë janë regjistruar me emrin e plotë Erling Braut Haaland, 91 mbajnë emrin Erling Haaland, 468 janë regjistruar thjesht me mbiemrin Haaland Fenomeni është cilësuar nga mediat peruane si “Efekti Haaland”, duke treguar ndikimin e jashtëzakonshëm që futbollisti 24-vjeçar ka tek tifozët në mbarë botën.